Sara Hoxha ka vendosur ta mbyllë vitin me një ndryshim në pamjen e saj, duke lyer flokët nga brune në tone të vishnjes dhe duhet ta themi që i shkojnë shumë.
Mirëpo, menjëherë pas këtij ndryshimi të Sarës, duket se rrjetit nuk i ka shpëtuar një detaj.
Ata shprehen se ndryshimi i Sarës është frymëzuar nga Dua Lipa, që është edhe ish e dashura e reperit Ledri Vula.
Kjo ngjyrë tashmë është kthyer në trend jo vetëm nga Dua, por gjithsesi krahasimi mes dy vajzave është i pashmangshëm në rrjet, kur është Ledri në mes.
Kujtojmë se ndarja e Ledrit dhe Sarës ende mbetet mister nga çifti dhe së fundmi Sara është shprehur se kur të jenë gati të dy do dalin të flasin me publikun e tyre.