“Ky është mbreti”; Cubi Metkaj ironizon fotografinë e Luizit


Cubi Metkaj ka qenë e ftuar këtë të dielë në rubrikën “Mos i bjer me Top” të programit “E Diell”.


Aktores i janë vënë përballë fotografi të disa personazheve të showbizit shqiptar, për të cilët ajo duhet të bënte një koment. 


Teksa është shfaqur fotoja e Luizit, Cubi ka nisur të reagojë pak çuditshëm dhe të ironizojë personin në fjalë.


Po ky është mbreti o shok.’- u shpreh ajo, e teksa Ronaldo i dha fotografinë në dorë ajo shtoi ‘Do ta ul tek divani’, duke e lënë fotografinë e Luizit aty.

 ‘Vetëm me këtë nuk… Unë e hëngra njëherë. Ç’më duhet mua ky sport? Shiko se tani po presin të bëhen edhe prindër, janë në atë entuziazmin.’




Post a Comment

Previous Post Next Post