Në festën e 28 Nëntorit, Ditës tonë të Pavarësisë, nuk mund të mungonte as urimi i Rita Orës, e cila njejtë si Dua Lipa më parë ka zgjedhur që të përdorë edhe gjuhën shqipe.
Kështu, Rita, e cila ndodhet në fakt në Kosovë bashkë me një pjesë të familjes dhe bashkëshortin Taika Waititi dhe që dje festoi datëlindjen në atdhe, sot ka zgjedhur që Pavarësinë ta urojë nëpërmjet disa postimeve.
Fillimisht në InstaStory, na tregoi “këpucët e kuqe” që kishte zgjedhur për festime, ndërsa bëri edhe një urim në anglisht, për të gjithë ndjekësit anglishtfolës.
Më pas, postoi himnim kombëtar dhe urimin në gjuhën shqip, bashkë me flamurin kuq e zi.