Balerini i njohur Graciano Tagani ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së tij në “Dancing with the Stars”.
Ai tregoi se ndihet shumë krenar për Fifin e cila sipas tij ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo professional.
Një moment përmes një lidhje telefonike, në emision u bë pjesë edhe partnerja e balerinit, Argjira Spanca, e cila u shpreh se i ka munguar Graciano kohët e fundit pasi ai është shumë i angazhuar në konkursin e kërcimit.
E pyetur nga gazetari se a do t’i mungonte Graciano po të hynte në ‘Big Brother Vip 3’, Argjira duke qeshur tha: “Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodh. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.”
Nga ana tjetër ajo nuk la pa përmendur edhe vlerësimin që juria e “Dancing ëith the Stars” iu bëjnë konkurrentëve, që sipas saj ata ia fusin kot me pikët.
“Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën.” – tha Argjira.