Kejvina Kthella dhe çifti Kiara-Luiz kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre. Para disa ditësh, modelja u dërgoi atyre një mesazh të përzemërt për pritjen e ëmbël. Modelja dhe çifti që prej “Big Brother VIP” kanë pasur një raport me ulje-ngritje.
Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre.
Pasi i uroi publikisht, Kejvina u ka dërguar atyre një tufë të bukur me lule në formë ylli, të shoqëruar me një kartolinë, brenda së cilës shkruan:
“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”.
Ndërkohë që ka lexuar mesazhin e Kejvinës, Luizi ka thënë:
“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”.