Elia Zaharia ka thyer heshtjen ditën e sotme pas ngjarjes së bujshme me Princ Lekën.
Në një mesazh në mediat sociale ajo falenderon ndjekësit për mbështetjen dhe kurajon që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve që i cilëson si shqetësuese.
Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohjen për peticionin e nisur nga kolegët e saj.
Vendimi detyron çiftin mbretëror të qëndrojnë 5 metra larg njëri-tjetrit, teksa Princ Leka mund të takojë vajzën e tij të vogël vetëm në prani të dados.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të Princ Lekës ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, organi i akuzës thotë se çështjen e ka marrë në dorë prokurori përkatës.
Prokuroria thotë se ka marrë si provë nga policia edhe videon që tashmë është publikuar në media.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, i dhanë fund pak muaj më parë martesës së tyre disavjeçare dhe ndodhen në proces divorci.