U përfol se Bleona Qereti do të jetë banore në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, por këngëtarja i mohoi menjëherë zërat nëpërmjet një reagimi në Instagram.
Mirëpo duket se Bleonën do ta shohim në një rol tjetër në po këtë reality show, të paktën sipas gazetarit Andi Vrapi.
Ky i fundit ka treguar së fundmi gjatë një bisede në “Wake Up” se Bleona Qereti do të jetë opinioniste në BBVA dhe krah saj do të jetë sërish Arbër Hajdari.
Kujtojmë që Bleona ka mbajtur edhe më herët këtë rol, në një tjetër reality show në Shqipëri, atë të “Love Story” në Tv Klan.
Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë në 13 janar të 2024-ës