Ylli Dervishi dhe Santiana Maloku kanë diskutuar sërish për raportin e tyre.
Dyshja, të cilët në fillim qenë miq të ngushtë e më pas u distancuan për shkak të partnerëve të tyre, po vazhdojnë të komentohen për sjellet dhe veprimet ndaj njëri-tjetrit.
Ata kanë qenë në oborr vetëm, ku bukuroshja gjakovare kërkoi një shpjegim nga Buci.
Pjesë nga biseda e tyre:
Ylli Dervishi: “Po ndihesh keq apo, për sjelljet e tua?
Santiana Maloku: “Po ndihem keq për sjelljet e tua ndaj meje. E pashë shumë mirë Buc si fole me mua, edhe siç u sjelle edhe si po vazhdon sërish
Ylli Dervishi: Çfarë po thua të bëj?
Santiana Maloku: Ti e di më së miri aty. Një shok që është shok tamam, nuk lyp arsyetime me u prish me dikë, e ti je ai që lyp arsyetime çdo ditë, çdo sekondë
Ylli Dervishi: Nuk po mund t’i duroj fjalët e banorëve, nuk po dua të hap këtë temë më
Santiana Maloku: Prej fillimit e kemi ditur që do të diskutohet kjo temë. E di që edhe këtë pjesë ke me e shfrytëzuar për lojë