Një ndër situatat më të bujshme në “Big Brother VIP Albania” sezonin e fundit, ishte shpulla e Kejvina Kthellës ndaj Luiz Ejllit, si edhe komenti i saj për babain e ndjerë të këngëtarit.
Për këtë ngjarje, asokohe “Vëllai i madh” mori vendimin e menjëhershëm duke përjashtuar Kejvinën nga reality show.
Modelja humbi me mijëra ndjekës, duke u detyruar të mbyllte Instagram-in, vetém për t’u rikthyer javë më vonë me një falje publike për Luizin.
E si duket këtë ngjarje, Kejvina e quan si gabimin më të madh në jetën e saj.
Ajo ka bërë një postim në InstaStory ku shkruan:
“Si sot nje vite kam bere gabimin me madhe te jetes sime Stay Tuned per gabime te tjera”.