Ishte apo jo Kiara, portreti i vajzës që Luizi ka bërë tatuazh në krahun e tij? Kjo ishte dilema e ditës së djeshme për fansat e çiftit dhe jo vetëm.
Komentet ishin të shumta, se tatuazhi nuk i ngjante aspak imazhit të Kiarës, teksa u përmendën edhe emrat e disa prej vajzave të ‘showbiz-it’.
Por mbrëmjen e djeshme, në një postim në Instagram, Luizi ju ka kthyer përgjigje njëherë e mirë skeptikëve teksa tregon një gjysmë foto të Kiarës dhe tatuazhit.
Për këtë tatuazh, Luizi u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por edhe dita që njohu vajzën që po i dhuron familjen.
“Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve“.