Regjisori Eduart Grishaj ka ndarë mbrëmjen e djeshme surprizën më të bukur që ka marrë për Krishtlindje.
Ajo është një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni.
Ajo që bie menjëherë në sy është se Joni e quan Eduartin baba dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes.
“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë.
Kujtojmë se Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre. Arbana ka sjellë në jetë dy fëmijë nga lidhja me Eduartin, Diellin dhe Zoin.