Luiz Ejllit i ndodh e papritura, e kallëzon rastin në polici


 Këngëtarit, aktorit dhe ish-banorit të Big Brother VIP i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. 


Luiz Ejlli tha për Top Channel:

“Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”.

Një reagim e ka bërë edhe partnerja e tij, Kiara Tito, e cila në InstaStory shkruan: 


“Prandaj nuk behet ky vend, se fusim gjithmone hundet ne punet e tjetrit! Lerini rehat njerezit ne jeten e tyre! Edhe dicka, nuk eshte qe fitoni ndonje gje, se aq here sa do tentoni ta mbyllni, aq here do rihapet!” 



Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram 

Post a Comment

Previous Post Next Post