Faqja e Luizit në Instagram u bë e ditur pak më parë se u bllokua, ku kishte mbi 600 mijë ndjekës.
Në lidhje me këtë një reagim u bë nga Kiara, e cila ishte e ashpër në postimin në InstaStory.
“Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundër në punët e tjetrit. Lërini rehat njerëzit në jetën e tyre”, u shpreh ajo.
Rastin duket se Luizi e paraqiti në polici, ku edhe tani e ka rikthyer faqen.
Ai shfaqet në një video duke thënë se personat që e kanë bërë këtë janë identifikuar.