Ja në cilën datë të janarit do të nisë “Big Brother VIP Albania”!


 “Big Brother VIP Albania” bëri të ditur pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram se edicioni i tretë do të nisë në janar të vitit 2024.

Megjithatë, një datë nuk u bë e ditur deri më sot. 


Në emisionin “Wake Up”, e ftuar ka qenë Zhaklina Lekatari, e cila teksa u pyet nëse është në dijeni se reality show do të nisë në janar, ajo u përgjigj duke thënë: “Po, në 13 janar”.


Mes emrave që përfliten se do të jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” janë: Arbër Çepani, Zamira Kita, Ledjan Agalliaj, Adelina Tahiri, Romeo Veshaj, Roza Lati, Alandi (partneri i Palomës), Meriton Mjekiqi dhe Dea Vieri. 


Megjithatë, do të na duhet të presim nisjen e programit për të zbuluar zyrtarisht emrat që do të jenë pjesë.

Post a Comment

Previous Post Next Post