“Ndarja e tyre skemë për t’u futur në “BBV3”? Olsi Bylyku dhe Egli Tako banorë në edicionin e ri”, ishte ky artikulli i TAR ditën e djeshme, nisur nga diskutimet në “Shqipëria Live” me Arjon Muça, ku të ftuar për të folur rreth personazheve që do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” ishin Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani.
Në studio u fol se pjesë e reality show-t do të jetë Olsi Bylyku, ndërsa Egli Tako do të “përdoret” për një situatë të ngjashme si ajo e Bora Zemanit me Donald Veshajn.
Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga Egli Tako. Ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shkruan:
“Po po. Yhyyyyyy. Telenovela indiane”.
Me këtë reagim ajo i ka hedhur poshtë aludimet se do të jetë pjesë e BBV3.