Dafina Zeqiri pasi bëri publike lidhjen me Kreshnik Gjergjin, shfaqet kudo me atë. Duket se partneri i saj e shoqëron Dafinën në çdo koncert.
Së fundmi, një episod aspak i këndëshëm ka ndodhur në një prej koncerteve të këngëtares, të dhënë në Zvicër, ku një admirues ka tentuar t’i prekë dorën ndërkohë që ajo ka qenë duke kënduar në skenë.
Sigurisht që kjo situata nuk i ka pëlqyer aspak të dashurit të artistes, i cili është drejtuar menjëherë duke i bërtitur personit me zë të lartë dhe shumë i nevrikosur.
Dafina nuk ka ndalur performancën e saj dhe ka vijuar të këndojë, duke mos i kushtuar rëndësi situatës së krijuar.