Azemi dhe Ylli kanë debatuar me tone të larta brenda shtëpisë së BBVK.
Është Ylli ai ka që ka nisur i pari debatin teksa imiton Azemin kur ka treguar një pjesë nga e kaluara e tij dhe dhunën që ka përjetuar nga i ati.
Ylli tallet me këtë fakt dhe e përdor si dobësi kundrejt Azemit.
Ylli: Po më dridhen këmbët, më ka rrahur babi shumë.
Azemi ja kthen duke i thënë që ai është dridhur nga frika kur ka parë gruan e tij në shtëpi pas atyre gjërave që ka bërë.
Azemi: Mos më thuaj mua gjëra për femra kur ti dridhesh vetë.
Ylli: Edhe ti s’duhet ta përmendësh gruan time.
Azemi: Ti po përmend emra që për mua janë me vlerë.
Ylli: Babi më ka rrahur shumë. E përmend unë të kaluarën tënde sepse përmende gruan
time.