Pak kohë më parë, Vivien bëri të ditur publikisht se shkak për ndarjen e saj nga Getinjo u bë varësia e tij ndaj lojërave të fatit.
Asokohe pas intervistës së saj, reperi bëri disa reagime të ashpra në rrjetet sociale, mirëpo tashmë ka marrë një vendim të mirë.
Së fundmi ai i ka gëzuar të gjithë fansat e tij teksa ka treguar se ka hequr dorë përfundmisht nga kumari dhe lojërat e tjera për shkak se sipas tij ua ka nxjerrë fundin.
“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse ia kam nxjerr fundin”, tha Getinjo.