Sikurse është thënë edhe më herët nga mediat, BBV këtë sezon nuk do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit, por të Ledion Liços.
Arsyeja për këtë nuk është bërë ende e ditur, ama heqja e Ledionit nga ndjekësit në Instagram nga ana e Arbanës, ishte një shenjë konfirmimi i lajmeve që qarkullonin.
Tashmë çdo veprim i moderatores po shihet me lupë dhe po merret si një reagim ndaj situatës.
I njëjtë ishte dhe ky i fundit, ku Arbana ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruhet: “Ndonjëherë, nuk ka rëndësi se i kujt ishte faji.”
Epo, fajin nuk e morëm vesh kurrë se i kujt ishte, por rezultati duket se është që Arbana dhe BBV i kanë ndarë rrugët e tyre, të paktën për këtë sezon.