Pak ditë më parë Krist Aliaj foli publikisht për jetën e tij personale si dhe për lidhjen romantike me të dashurën e tij, që e cilëson një lidhje serioze.
Sakaq ai u pyet nëse ka plan të bëhet baba, mirëpo ai u shpreh se për këtë hap është ende shumë herët.
Mirëpo kaq mjaftoi që në rrjet të qarkullonin fjalët se ai po pret të bëhet me fëmijë.
I ftuar së fundmi në një intervistë për “S’e Luan Topi” së bashku me Robert Aliaj, Kristi u ngacmua sërish për këtë pjesë.
Ai u shpreh se nuk është e vërtetë që do të bëhet baba, ndërsa aty u ngacmua edhe Roberti, i cili u pyet nëse e ka imagjinuar ndonjëherë veten si gjysh.
“Jo nuk e kam imagjinuar, por do të ishte shumë bukur“- u shpreh ai.
Nga ana tjetër Kristi është shprehur se ndihet shumë i lumtur me vajzën që ka në krah dhe se lidhja po shkon më se miri.