Dy banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Lumi dhe Ganiu, janë përfshirë së fundmi në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
Ka qenë Ganiu ai që ka ngritur akuza ndaj Lumit, duke iu drejtuar se është duke përfituar nga ai.
Madje Ganiu u pa mjaft i revoltuar, aq sa të gjuajë tavolinën me grushta dhe të debatojë me tone të ashpra, shkak se sipas Ganiut, Lumi ka komentuar jetën e tij jashtë.
“Më rri sa më larg, ti po shikon të përfitosh këtu brenda”, thotë Ganiu, ndërsa Lumi vazhdon: “Ti nuk ke çfarë të japësh më këtu brenda dhe së shpejti do dalësh nga shtëpia”.
Banorët e tjerë ishin prezent gjatë debatit të ashpër dhe u munduan të qetësojnë situatën.
“Ti nuk e di sesi është jeta ime jashtë, mos ndërhy në jetën time dhe mos e përmend. Nuk e di ti se çfarë më ka ndodhur dhe çfarë kam përjetuar unë”, thotë Ganiu, teksa godet fortë tavolinën.