E eliminuara e kësaj java nga BBVK ka qenë Vesa Vllasaliu.
Ndonëse e konsideruar si një nga banoret më të komentuara e më të ëmbla të shtëpisë, sërish ajo nuk ia doli t’i shpëtojë nominimit përballë të cilit u gjend.
Pas eliminimit, Vesa ka bërë reagimin e parë publik, por jo postimin që pritet nga një banor i eliminuar.
Përkundrazi Vesa është shprehur e “irrituar” në postimin e saj, ku shkruan:
”Unë prap buzëqeshi…Edhe pse “populli” vendosi që të mos jem pjesë e BBK… edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të votojë imoralitetin! Ndoshta s’kam dhan shumë gënjeshtra sikur disa brenda shtëpisë e nuk dita të lozi po mendova të isha shembull. Gjithsesi po u deshka ndryshe por s’e paskam ditë.
Ata që më votuan dhe më përkrahën faleminderit shumë, ju kam në zemër. Azem, Alba, Edona, Blero, Blerando më mungoni shumë“ – përmbyll postimin e saj Vesa.