“Pashë banorët, janë të gjithë në…”, gazetari zbulon detaje të reja nga BBVA 3: “Të martuar do lënë gratë”

Shumë pak ditë na ndajnë nga edicioni i tretë  i “Big Brother VIP”. Publiku është duke pritur me padurim datën 13 janar, pasi në ekranin e 


Top Channel do të nisë transmetimin reality show më i pëlqyer dhe i komentuar.


Ndërkohë prej kohësh ka shumë aludime në lidhje me personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Janë thënë shumë emra, ku disa e kanë mohuar një gjë të tillë, të tjerë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e disa e kanë lënë të kuptohet se edhe mund të hynë në BB VIP 3.

 Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Blendi Salaj ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe shtëpinë.

“Shtëpia do të jetë fenomenale. Takova njerëz që po merrem me këtë punë, edhe ndihet eksitimi. Pashë murin me banorët. Unë i di, janë të gjithë në kokën time por nuk mund t’i them”, tha moderatori i njohur.


Pjesë nga biseda e moderatorëve në “Wake Up”: 


Blendi Salaj: Pashë murin


Enxhi Nasufi: Kë pe, murin?


Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them


Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve


Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm


Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?


Blendi Salaj: Mendoj se po


Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë


Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë… 


Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?


Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish


Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.


Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.


Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?


Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…


Blendi Salaj: Janë të bukur


Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli


Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën


Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?


Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.


Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?


Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?


Neada Muçaj: Po


Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme


Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë


Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë 




Post a Comment

Previous Post Next Post