Mozzik merr vendimin e papritur dhe e bën të ditur në rrjetet sociale


Mozzik është një ndër personazhet e njohur publik, i cili shpesh herë ndan me ndjekësit në Instagram pjesë nga përditshmëria e tij.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur ka lajmëruar të gjithë fansat e tij, se llogaria e tij e Instagramit nuk do të jetë aktive si edhe do të bëhet private për një kohë të gjatë.


Teksa ka publikuar një fotografi të tijën në Instagram, reperi ka shkruar: “Kjo llogari nuk do të jetë aktive dhe private për një kohë të gjatë. Faleminderit për kuptimin 



Ndërkohë ai ka fshirë të gjitha postimet e bëra nga profili i tij.


Nuk është ende e qartë arsyeja se pse artisti ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale, pasi ai nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.


Mesa duket pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, reperi ka vendosur të marrë një pauzë. 





Post a Comment

Previous Post Next Post