Pas ndarjes së bujshme nga Melisa, Andi Shehi prezanton publikisht partneren e re


 Edhe pse ka kaluar kohë qysh nga përfundimi i sezonit të dytë i “Për’puthen” dhe nga buja që ai shkaktoi në program, Andi Shehi vazhdon ende të tërheqë vëmendje përsa i përket jetës së tij sentimentale.

Pas ndarjes së bujshme nga Melisa Lleshi, Andi vendosi të tërhiqet për disa kohë nga rrjetet sociale dhe intervistat televizive. 



Në intervistën e fundit, ai tregoi se është shumë në një lidhje të re mirëpo preferoi mos të japë asnjë detaj.


Sakaq në natën e ndërrimit të viteve, Andi ndau foton e parë me partneren aktuale, edhe pse sërish vendosi të qëndrojë diskret duke mos ja zbuluar fytyrën. 



Kujtojmë se përpos romancës me Melisa Lleshin, një tjetër ngjarje që bëri bujë në “Për’puthen” ishte edhe “romanca” e tij me Tea Trifonin. 

Post a Comment

Previous Post Next Post