Në një lidhje telefonike për TAR ka qenëe Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “BBV”.
Urimi special për Vitin e Ri nga Luizi për të gjithë shqiptarët:
Uroj t’ju plotësohen të gjitha dëshirat dhe një vit plot mbarësi dhe shëndet.
A ka qenë 2023 viti i Luiz Ejllit? Këngëtari shprehet:
Për të gjithë ata që e kanë parë thonë me plot gojën që ka qenë i imi viti 2023. Për mua është 2024 sepse vjen në jetë vajza ime.
Erion Veliaj e cilësoi personazhi i vitit. Ja si reagon Ejlli në lidhje me këtë:
E falënderoj, është kënaqësi dhe privilegj. I uroj suksese në familjen e tij. Ishalla edhe Tirana bëhet më e mirë ne jetesë edhe gjithçka tjetër.
Ku ndodhet për momentin Luizi?
Jam në Maqedoni, do të jem këtu për natën e ndërrimit të viteve. Do te doja të isha me Kiarën, me njerëzit e mi por dikush duhet të punojë.(qesh) Do ja kalojmë shumë mirë, zëre se jam në një ambient familjar.
Projektet e reja për 2024?
Kam një bashkëpunim të ri me një këngëtar, e kemi bërë më shumë dëshirë dhe pasion.