Një nga dinamikat më të bujshme të “BBVK” deri më tani ka qenë marrëdhënia e Bucit me Santianën.
Në shtëpi ka hyrë e fejuara e Bucit, Verona, e cila fillimisht e surprizoi me një letër, ku tha: “Mos e harro veten kush je, mos harro për çfarë arsye ke hy, mos e harro që po të shohim.”
Më pas ajo u shfaq para banorëve, teksa Buci, ende i prekur nga letra e saj, mbante kokën ulur para saj duke qarë, më pas u çua dhe e përqafoi.
Teksa ishin në “privatësinë” e njëri-tjetrit, Verona ndër të tjera i tha se: “Unë e di që këtu është lojë, unë vetëm po shpresoj që ti nuk e ke harru qëllimin kryesor që ke hy në Big Brother, dhe arsyen që je këtu. Unë e di që ti lidhjen tonë nuk e lë, jo për 200 mijë euro por as për 2 milionë, megjithatë duhet të dish që ne po të shohim, ti e di cfarë sakrificiash kemi bërë ne për të qenë bashkë.”
Nga ana tjetër, një letër pritej të vinte edhe për Santianën nga partneri i saj, por ky i fundit ndryshoi mendim në moment të fundit.