Xhensila Myrtezaj pak javë më parë është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.
Këto festa do ta gjejnë familjen Kallaku më të
plotësuar se kurrë.
Atmosferën magjike nën shoqërinë e djalit dhe të bijës nga shtëpia na e ka sjellë Xhensila në rrjete sociale.
Duket se këngëtarja ndryshe nga një pjesë e mamave që janë supersticioze të birin dhe vajzën i ka bërë publik që në fillime në rrjete sociale duke iu krijuar atyre një larmishmëri kujtimesh speciale në albumin e madh virtual.