Si e eleminuara e rradhës nga gara e kërcimit të “Dancing with the stars”, Juliana Nura ishte e ftuar në punatën e sotme të “Fan Club” me Kiara Titon.
E pyetur nëse do ta ribënte sërish këtë eksperiencë po me të njëjtin partner, Dionin, Juliana dha këtë përgjigje.
Ajo u shpreh se do ta ribënte me kënaqësi, ama përsa i përket Dionit ajo u shpreh se shpesh herë nuk mirëkuptoheshin me njëri tjetrin.
Sakaq, Kiara e pyeti se kush mes të dyve e kishte fajin, ndërsa Juliana iu kthye:
“Nuk mund ta bësh këtë pyetje, është e pavend! Tango bëhet me du veta, ndaj nuk është as unë as ky fajtor, jemi të dy fajtor!“