Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Gjatë bisedës me vëllezërit Veshaj, ajo zbuloi se nuk e ndjek në rrjetin social “Instagram”, Donaldin.
Kur ky i fundit e pyeti se cila ishte arsyeja, Samanta u shpreh se ishte fans i Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP 1”.
Donaldi u shpreh se nuk e dinte këtë dhe duke qeshur shtoi “unë të jap dhe like rrezik”.
Pastaj u shpreh se do t’ia heqë edhe ai ‘follow’ sapo ajo të futet në Big.
Këtu ndërhyn Romeo, i cili e pyet këngëtaren
nëse do të hynte në “Big Brother VIP”?
Karavella u përgjigj se në një moment mund t’a konsideronte, por tani ka shumë gjëra të bukura që po punon.
“Ndoshta në të ardhme, pse jo? Është një reality show që të zhvesh në të gjitha drejtimet. Mund ta konsideroj një ditë, por për momentin nuk e ndiej sepse kam shumë gjëra të bukura që po punoj dhe nuk mendoj se është momenti i duhur. Prandaj po them nuk po e mbyll këtu, mund t’a konsideroj një ditë.
Është padiskutim një nga reality show-t më të ndjekur, me vëmendjen më të madhe. Rrimë bëjmë këngë ne”, u përgjigj këngëtarja e njohur.