Prej javësh është përfolur se reperi Buta do të bëhet baba për herë të parë.
E teksa kishte vetëm aludime, ditën e sotme ka qenë vetë reperi ai që e ka konfirmuar lajmin
Buta ka ndarë një foto ku ka mbështetur faqen në barkun e rrumbullakosur të partneres së tij, Fjollës. Në një foto tjetër, ai shfaqet duke vendosur dorën në barkun e saj.
Kolegët kanë vërshuar në komente me urime për reperin.
Buta dhe Fjolla u martuan në shtator 2021 ku edhe publikuan disa foto nga seti i ceremonisë.