Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e “Big Brother VIP Albania” se do të ketë një edicion të tretë të këtij reality show dhe të gjithë po e presin me padurim.
Madje ditën e djeshme faqja zyrtare e Instagramit të BBVA ka treguar se edicioni i tretë do të jetë në filllim të vitit 2024 në muajin Janar.
Ndërsa sot, burime për VoxNews, bëjnë me dije se shtëpia më e famshme në Shqipëri do të rindërtohet nga e para.
Mësohet se përveç arredimit të brendshëm, në pjesën e jashtme të shtëpisë janë bërë jakuzi për shkak të motit pasi spektakli fillon në janar.
Pjesë e ndryshimeve është edhe studio ku zhvillohen netët e “Prime”, e cila po transformohet me një skenografi të re.
Deri tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.