Porositi vrasjen, pamjet kur Murseli priste ngushëllime në varrimin e gruas (Video)


 Vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë ka tronditur opinionin publik.

Pas krimit monstruoz, Naim Murselit iu desh që të luante rolin e të pafajshmit, pasi të premten u shfaq para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij. 



Ai pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje.


30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nëntor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.


Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje 

Post a Comment

Previous Post Next Post