Cristiano Ronaldo po përballet me një padi 1 miliard dollarëshe për rolin e tij në promovimin e non-fungible tokens të njohura për NFT, të lidhura për kriptovalutat.
Padia pretendon se promovimi i Binance – kompani globale që operon shkëmbimin më të madh të kriptomonedhave – nga Ronaldo ishte “mashtrues dhe i paligjshëm”. Partneriteti i Binance me figura të profilit të lartë si Ronaldo, pretendojnë paditësit, i çoi ata në investime të kushtueshme dhe të pasigurta.
Përmes partneriteteve të marketingut, Ronaldo inkurajoi miliona fansa dhe mbështetës të tij që të investonin me Binance, edhe pse shumë prej tyre nuk kishin njohuri për kriptomonedhat ose platformën.
Si rezultat, fansat menduan se investimet ishin të sigurta. Në fund, ata humbën para, thuhet në padi.
Binance dhe Ronaldo nuk e kanë komentuar padinë.