Luiz Ejlli kohët e fundit ka publikuar një sërë këngësh ku më e freskëta është “Ninulla e vetmisë” e publikuar vetëm 7 ditë më parë.
Por mesa duket për Ejllin nuk do të jetë e fundit, ndonëse nata e ndërrimit të viteve nuk është e largët, këngëtari është gati për të publikuar këngën e rradhës.
Një foto e postuar në InstaStory nga Luizi, ku shihet krah këngëtarit kosovar Bardhi Idrizi, i njohur me emrin e artit “Bardhi”, ngre dyshimet për bashkëpunimin më të zjarrtë të vitit.
Ndonëse asnjë nga dy artistët nuk ka folur për këtë projekt, storyt e Luizit flasin për një bashkëpunim.