Kjo është këngëtarja shqiptare që ka grumbulluar më shumë shikime në TikTok


Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.


Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Dafinën nga ana profesionale. Shumë projekte të reja muzikore të pëlqyera nga publiku dhe duket se tashmë di se si të rrëmbejë zemrën e publikut. 


Dafina Zeqiri është zyrtarisht artistja shqiptare femër në tregun shqiptar më e shikuar në rrjetin social TikTok. Në hashtagun #DafinaZeqiri janë grumbulluar plotësisht 2,000,000,000 shikime.  



Së fundmi Dafina ka publikuar një remake me Afrim Muciqi, remake i këngës së tij “Unë të du”, i publikuar për herë të parë para 10 vitesh. Ky remake do të jetë pjesë e albumit të saj, i cili do të publikohet vitin tjetër. 



Post a Comment

Previous Post Next Post