‘Puntata’ e djeshme në ‘Për’puthen’ nisi me situata të papritura.
Herrison ftoi në një takim 4 minutësh Enisën, por që nuk përfundoi aspak mirë. Këtë herë jo për të vazhduar njohjen, Herrison në përballjen me Enisën la të kuptohej se nuk do të dilte më në takime me të. Gjë e cila e ka acaruar këtë të fundit.
Në një moment, Enisa ngrihet nga karrigia dhe e godet me shuplakë në fytyrë Herrison. Ky i fundit i drejtohet duke i thënë se nëse do të ishte mashkull nuk do të qëndronte aq i qetë.
Ndërsa Enisa nga ana tjetër, e cila mesa duket nuk e priste deklaratën e Herrison, e ofendoi duke e cilësuar veprimin e tij si të një ‘mashkulli të ulët’.