Nëse ka një pyetje që Sara Berisha e merr thuajse çdo ditë nga ndjekësit e saj në Instagram, ështe kjo: “Ku do jetosh në të ardhmen, Tiranë apo Prishtinë?“.
Këtë e ka bërë të ditur vetë blogerja, e cila e ka shpërndarë sërish në InstaStory pyetjen e ndjekësit.
“A stresoheni ndonjëherë për të vendosur se ku do të jetoni ti (& PM) në të ardhmen?“, e pyeti ndjekësi.
“Te them te drejten po. Eshte e veshtire kur lidhja eshte ne distance dhe secili nga partneret ka krijuar baza me vendin ku jeton. Pyetja qe me eshte bere me shpesh kete kohe kjo ka qene.
Gjithss do ta gjejme nje te mesme te arte, mjafton te jemi mire me njeri tjetrin cdo gje me pas zgjidhet”, u përgjigj Sara.
Kujtojmë se çifti u njohën me njëri-tjetrin pas hyrjes në reality show-n e njohur, “Big Brother VIP Albania”, në sezonin e parë.