Tashmë ska më dyshime, Arbana fillon punimet për restorantin te Piramida që i dha Erion Veliaj (Foto)
“Kam një surprizë”-u shpreh pak ditë më parë Arbana Osmani dhe nuk vonoi shumë dhe doli në dritë “surpriza” e saj për ne të gjithë.
Moderatorja së shpejti do të hapë restorantin e saj në katin e parë të godinës së Pramidës.
Dy herë e transformuar, fillimisht në vitin 2015 dhe më pas në vitin 2023, projekti ‘Rijetëzimi i Piramidës’ që ka kushtuar plot 14 miliard lekë (mbi 12 mln euro), ka përfunduar në duart e privatit
Në tetorin e vitit 1988, kjo godinë u hap nga një grup arkitektësh me në krye vajzën dhe dhëndrin e diktatorit Enver Hoxha, për të shërbyer si një muze i përhershëm që do të kujtonte jetën e diktatorit.
Por muzeu “ra” së bashku me regjimin komunist dhe ndërtesa vit pas viti mori funksione të ndryshme.
Kjo godinë ishte nën zotërimin e Ministrisë së Kulturës me funksionin si Qendër ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, por që në vitin prej vitit 2016 Piramida i kaloi në pronësi Bashkisë Tiranë.
Projekti “Rijetësimi i Piramidës” u prezantua në vitin 2018, ndërsa projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës e kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.
E ndërsa sot, me të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fonde të vëna në dispozicion nga buxheti i Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim ka pësuar një tjetër transformim që sipas qeverisë do t’i shërbejë rinisë shqiptare.
Por, deri më tani, të vetmit sektor që po i shërben është sektori privat.
“Bana-s” do të quhet restoranti i Arbanës që pritet të hapet aty, ndërsa vetëm pak më parë, moderatorja ka bërë me dije se punimet kanë filluar.
Mjaft e qeshur dhe aspak e shqetësuar për lajmet që qarkullojnë në rrjet, Arbana ka postuar një foto në InstaStory krah arkitektes që do meret me projektin e restorantit të saj.