Drejt eliminimit? Ganiu thyen rregullat e formatit, çfarë ndodhi mes tij dhe banorit të BBVK?!
Gani Gërmia ka debatuar ashpër së fundmi në “Big Brother VIP Kosova” me Blerandon.
Debatit të fortë mes tyre nuk i munguan as kërcënimet.
Hekmu prej fytyre”, dëgjohet të thotë disa herë Blerando, ndërsa Ganiu i afrohet deri në fytyrë dhe e kërcënon: “Ej, o makaron, o pizhimuzh, o kuller, kur flet, ose më dëgjon deri në fund, ose mos m’u drejto hiç. Je mësu me gra ti. Bëj kujdes se në fyt të mbes. Unë jam Visar Dermaku,” shprehet Ganiu.
Mirëpo në një nga netët e “Prime”, prezantuesi Alaudin Hamiti tha se programi e ndalon me rregulla diçka të tillë.
A është në rrezik eliminimi Ganiu pas kërcënimeve ndaj Blerandos? Pritet një reagim nga produksioni i BBVK.