Këngëtarja Elvana Gjata është vënë zyrtarisht nën hetim pasuror nga SPAK. Kjo është bërë e ditur nga një dokument që ka dalë nga zyrat e SPAK dhe është siguruar më pas nga mediat.
Elvana ka qenë partnerja e Ervin Matës, një prej personave të shpallur në kërkim, i cili është koka e trafikut të drogës nga vendet latine.
Këngëtarja nuk është hera e parë që del në përgjime dhe përfshihet në të tilla ngjarjesh. Edhe në përplasjen e Ervin Matës dhe Vis Martinaj, emri i saj doli si “mollë sherri”.
Nga përplasja me armë, ndërroi jetë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Eljon Haton, ndërsa Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Mervjol Bilo u arratisën në atë kohë nga vendngjarja.
Ndërsa në ngjarjen e fundit, Ervin Mata premtoi transferimin e 500 mijë eurove nëpërmjet llogarisë së Elvanës.
Emri i këngëtares del në një nga komunikimet që bën Erzen Breçani me djalin e tij, Eralbin, ku Erzeni i thotë të birit se kishte fol me Ervinin, e ky i fundit do i transferonte 500 mijë euro borxh, me llogarinë e këngëtares, Elvanës.
Ka dyshime se Mata përdorte llogarinë e të fejuarës së tij, për të kryer transaksionet me vlerë të madhe.