“Big Brother VIP 3” pritet të nisë brenda këtij viti. Dhe përgatitjet kanë filluar.
Ka qenë producentja Sara Hoxha ajo e cila ka treguar sot se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së famshme.
Sara ka publikuar në Instagram një foto ku shihet motra e saj Lori Hoxha me një bashkëpunëtore në oborrin e shtëpisë së BBV.
Siç shihet në sfond, punimet kanë nisur dhe reality-show mund të jetë shumë afër. Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij.
Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”.
Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit. Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij. Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.