Ndryshe nga herët e shkuara, deputetët opozitarë këtë të hënë nuk hodhën një, por disa tymuese në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Një prej tyre madje mori edhe flakë, të cilat fatmirësisht u shuan shpejt.
Seanca e sotme, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë për shkak se do të votohej buxheti për vitin 2024, zgjati rreth 5 minuta.
Kryeparlamentarja Nikolla u përpoq ta kthente seancën në normalitet duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës.
NESE KE BIZNES ONLINE DHE NUK PO GJENERONI KLIENTE PERDORNI EMAIL MARKETING SHUME HERE ME EFEKTIVE SE INSTAGRAM APO FACEBOOK ADS
“Kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre , pse nuk doni të flasim për rritjen e pagave… ju bëj thirrje të vijojmë me diskutimet për buxhetin siç qytetarët e meritojnë. Qytetarët duan të dëgjojnë, ju ç’keni pse doni të heshtni sot, pse nuk doni të diskutoni”, tha ajo mes të tjerash.
Megjithatë, apeli i saj ishte i kotë.
Në këtë pikë, Nikolla kaloi për votim në parim projektligjet e parashikuara që kaluan me votat e mazhorancës.
Me 83 vota pro u votua në parim edhe buxheti i vitit 2024.