Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit shqiptar.
Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.
NESE KE BIZNES ONLINE DHE NUK PO GJENERONI KLIENTE PERDORNI EMAIL MARKETING ME EFEKTIV SE INSTAGRAM OSE FACEBOOK ADS
Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.