Gazetari Rnaldo Sharka dhe çiftit Luiz-Kiara mund të themi se nuk kanë patur marrëdhënien më të mirë të mundshme mes njëri tjetrit.
Disa kohë më parë, ata kanë patur disa përplasje virtuale për shkak të një deklarate të Ronaldos për rolin e Kiarës si moderatore në “Kepi i Vipave”.
Debati Luiz-Ronaldo u vazhdua me ofendime e ironi ndaj njëri-tjetrit, një unfollow nga Luizi për Ronaldon dhe shumë “kunja” e “ironi” nga ana e gazetarit për Luizin.
Madje pak kohë më parë kur Ronaldo ishte ende pjesë e DWTS, Luizi iu bashkua provave ndërsa gazetari u largua i revoltuar nga salla.
Mirëpo, duket se të gjitha këto ngjarje janë lënë pas nga ana e Ronaldos.
Ditën e sotme, kur çifti konfirmoi se është në pritje të ëmbël në mënyrën më të veçantë, gazetari nuk e kurseu një urim publik për çiftin.
“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”- shkruan ai.
Gjithashtu, komentet që morrën vëmendje ishte dhe ai i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj.