Një ndër çiftet më të përfolura në media rozë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin se po bëhen prindër, çifti e zbuluan përmes një këngën të re që Luizi solli gjatë ditës së sotme.
Por, menjëherë pas kësaj, opinionistja e BBVA 2, Zhaklin Lekatari ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, e cila ngjalli dyshimet se është thumb për Luizin dhe Kiarën.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni”, ka shkruar Zhaklina.
Kujtojmë që Zhaklina gjatë kohës sa ishte opinioniste në Big Brother VIP Albania 2 në disa raste ishte shprehur me mosbesim ndaj lidhjes së çiftit.