Një nga temat që është diskutuar më së shumti nëpër rrjetet sociale ditët e fundit, është veprimi i Olta Gixharit në DWTS.
Aktorja papritur vendosi të përmendte Luana Vjollcën live në program e madje vendosi këngën e saj “Benzina”.
NESE KE BIZNES ONLINE DHE NUK PO GJENERONI KLIENTE PERDOR EMAIL MARKETING SHUME HERE ME EFEKTIV SE INSTAGRAM APO FACBOOK ADS
www.emailmarketing.com
Ky veprim u konsiderua nga Top Media si një kunjë ndaj moderatores, ndaj në videon e publikuar në faqen zyrtare të TCH në YouTube, titulli i vendosur ishte: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën”
Mirëpo duket se nuk qenka kështu!
Mesa po vihet re vajzat e kanë shumë mirë marrëdhënien mes tyre e këtë e vërtetoi më së miri komenti i aktores në profilin e Luanës.
Teksa kjo e fundit kishte bërë një postim thumbues me shkrimin “kujt i mungova?” dhe këngën “benzina” në sfond, Olta i kishte komentuar: “Ka lezet kshu t’i vësh benzinën”, shoqëruar me ikonën e zjarrit.
Gjithashtu, dy vajzat ndiqen në rrjetet sociale e madje ‘i bëjnë like’ postimet njëra tjetrës.
Pra, duket se Olta i ka shumë mirë punët me
Luanën por thjesht ka dashur të trazojë pak ujërat në TCH, duke ditur marrëdhënien e krisur që egziston mes tyre dhe Luana Vjollcës.