Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, si e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.
Kjo mbrëmje do jetë festive për të gjithë shqiptarët, që gëzojnë kualifikimin historik të kombëtares sonë në Gjermani.
NESE KE BIZNES ONLINE DHE NUK PO GJENERONI KLIENTE PERDOR EMAIL MARKETING SHUME HERE ME EFEKTIV SE INSTAGRAM APO FACBOOK ADS
Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.
Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë bërë me dije se do jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha.
Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.