Ditën e djeshme, Kiara Tito postoi një foto në rrjetin social, Instagram, ku tregonte modelin e saj të ri të flokëve, më të shkurtër dhe të errët.
Mirëpo këtë veprim të moderatores, disa ndjekës nuk e kanë pëlqyer. Arsyeja? Shtatzënia e saj!
Sipas tyre, prerja e flokëve gjatë shtatzënisë nuk duhet bërë pasi sjell fat të keq. Ndërsa një tjetër shprehet se nuk rriten flokët nëse i pret gjatë shtatzënisë.
Nisur nga mesazhet e shumtë, Kiara e dha një përgjigje.
“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”