Bruna Biancardi vendosi të ndahet me Neymar, pas tradhtive të tij të shumta edhe pas lindjes së vajzës së tyre.
Së fundmi janë publikuar kudo në rrjet edhe bisedat e futbollistit me një modele të ‘OnlyFans’.
Ylli i “Al Hilal” në bisedën që është publikuar në rrjet, i kërkon modeles Aline Faria foto nudo duke e pyetur atë: “A je lakuriq?”.
Faria, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pasi biseda u publikua, e drejton futbollistin në faqen e saj kryesore në “Only Fans”.
eymar më pas e pyet: “Ku? Dua të të shoh”. Por modelja nuk tërhiqet dhe i përgjigjet duke i thënë Neymar-it se ai duhet të abonohet si gjithë të tjerët për të parë fotot e saj nudo.
“Duhet të abonohesh, zemër. Ke disa foto të tjera në fund. Unë do të fle, kujdesu për veten engjëll. Natën e mirë. Do njihemi më mirë më vonë”, i përgjigjet modelja.